Policia e Kosovës, konkretisht njësitet e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare në Gjakovë, Stacioni për Mbikëqyrje te Kufirit në Vërmicë gjatë realizimit të Planit Operativ “Migrimi i parregullt” sot gjatë patrullimit kanë ndaluar një automjet me targa vendore
Policia ka ndërmarr veprime konkrete, ku gjatë kontrollit të automjetit zyrtarët policorë kanë vërejtur se në automjet ishin disa qytetarë, 5 persona të rritur dhe 4 të mitur, të cilët kanë rezultuar të jenë migrantë, shtetas të huaj.

Është inicuar rasti ndaj një personi të dyshuar për “ Kontrabandim me migrantë” si dhe janë njoftuar të gjitha njësitet relevante, përfshirë njësinë për migrim dhe të huaj, të cilat kanë dal në vendin e ngjarjes për trajtim dhe procedim të mëtutjeshëm të rastit dhe trajtim të personave të huaj, sipas ligjeve në fuqi për të huajt.
Një person i dyshuar, R.F. shtetas kosovar, është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të rastit, për procedura të mëtejme ligjore. /arbresh.info/
Kurti për “Severna Brigada”: Kërcënimet që i bëjnë dëshmia m...
Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për va...
Profesori Naim Telaku, pjesë e listës së PDK-së për deputetë
Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar mbyll vizitën...
Kurti dhe Hetemi diskutojnë dokumentimin e krimeve të kryera...
Sveçla pritet nga homologu turk, kërkon avancim të bashkëpun...