Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit pasi tashmë ka filluar sezoni i verës që si pasojë e temperaturave të larta ndikojnë në rritjen e rrezikut të përfshirjes së zjarrit në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore.
Apeli i plotë i Policisë:
Qytetarë të nderuar, tashmë jemi në sezonin e verës, që karakterizohet me temperatura të larta të ajrit, e të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore.
Me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit, APELOJMË që të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit në fazën e parë të shfaqjes, kudo që ai mund të paraqitet.
Reagimi ne rreziqe dhe kërcënime është detyrë dhe obligim qytetarë i secilit nga ne!
Në situata kur nuk keni mundësi të veproni- reagoni, atëherë pa asnjë hezitim duhet të lajmëroni rrezikun, duke ndjekë hapat si me poshtë.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...