Policia e Kosovës jep detaje nga aksidenti ku vdiqën katër kosovarë

21:35 | 14 Janar 2021

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin në rrugën e Kombit i dyshohet se u morri jetën 4 anëtareve të një familjeje nga Kosova.

Këtë lajm për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 14.01.2021 rreth orës 19:00 është pranuar një informatë nga Qendra e Përbashkët e Bashkëpunimit KS-AL në PKK Vermicë, se në ‘Rrugën e Kombit’ në pjesën e Republikës së Shqipërisë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, dyshohet se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën katër persona shtetas të Republikës së Kosovës. Ne jemi në kontakt me autoritet policore të Republikës së Shqipërisë dhe për detaje tjera u njoftojmë më kohë”, thuhet në njoftimin e policisë./arbresh.info/

Ambasadori Hasani: Aksidenti në Rubik ngjarje e dhimbshme, viktimat janë nga Prishtina

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara