Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha ka thënë se Policia e Kosovës i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për kryerjen e të gjitha detyrave që parashihen më marrëveshjen përbashkët për ditën e zgjedhjeve, shkruan arbresh.info.
“Të gjitha këto aktivitete janë marrë duke zbatuar ligjin në vend. Shumë aktivitete janë realizuar para fillimit dhe gjatë fushatës. Gjatë periudhës së fushatës numri i incidenteve të regjistruara është 17 në tërë vendin dhe ky numër tregon një fushatë të qetë”, ka thënë ai.
Sipas Rexhës më vlerësim të gjithë së rrezikshmërisë edhe në aspektin gjithëpërfshirës nuk ka shkallë të lartë të rrezikut askund dhe ky është sinjal që Policia e Kosovës edhe në ditën e zgjedhjeve do ti mbuloj të gjitha pikat dhe do të jenë në sigurim të personelit që ka për obligim bartjen e materialit./arbresh.info/
PSG-ja përgatitet për befasinë e madhe të verës, nis kontakt...
“Ku je z.kryetar, a je gjallë”, Vjosa Osmani takohet me Fato...
KQZ pranon listën nga 23 subjekte politike me 917 kandidatë
Zgjedhjet e 7 qershorit/PDK prezanton listën e plotë
Garon me numrin 10, Shqipe Selimi: E kam pritur që në këto z...
Zhvillime të reja në rastin “Laboratori ‘25”, ndalohet një p...