Policia e Kosovës vazhdon të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e zhvillimit profesional dhe shkëmbimit të përvojave policore.
Sipas njoftimit, dy zyrtarë të Policisë së Kosovës, morën pjesë në një ‘Program Ndërkombëtar të Intershipit’ të zhvilluar nga data 5 deri më 14 gusht 2024 në Shkollën e Lartë të Policisë në Brandenburg, Gjermani, shkruan Arbresh.info.
Ky program u realizua falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes Policisë së Kosovës dhe Shkollës së Lartë të Policisë në Brandenburg.
Policia bën të ditur se gjatë këtij programi, zyrtarët e Policisë së Kosovës patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja të shumta me kolegët e tyre gjermanë dhe irlandezë në fushën e sigurisë dhe zhvillimit profesional, duke kontribuar në avancimin e mëtejshëm të standardeve policore në të dy institucionet.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare të sigurisë, me qëllim të rritjes së kapaciteteve dhe ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin e policisë/Arbresh.info/
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale