Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka thënë se zbatimi i pa kompromis i rregullave të reja të trafikut rrugor, do të ndikojë direkt në rritjen e sigurisë në trafik dhe uljen e numrit të aksidenteve.
Ai përmes një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se organet kompetente të zbatimit të ligjit do të jenë rigoroze në zbatimin me përpikëri të këtyre rregullave, duke përfshirë këtu edhe konfiskimin veturave të parkuara në trotuare dhe vende të tjera.
Postimi i plotë:
Zbatimi i pa kompromis i rregullave të reja të trafikut rrugor, do të ndikojë direkt në rritjen e sigurisë në trafik dhe uljen e numrit të aksidenteve të cilat në vitin e fundit kanë qenë tejet alarmante. Organet kompetente të zbatimit të ligjit do të jenë rigoroze në zbatimin me përpikëri të këtyre rregullave, duke përfshirë këtu edhe konfiskimin veturave të parkuara në trotuare dhe vende të tjera ku pengohet qarkullimi i lirë i këmbësoreve dhe shërbimeve emergjente në kryerjen e detyrave të tyre.
Policia do të intensifikojë shqiptimin e gjobave kundrejt shkelësve të rregullave të trafikut deri në vetëdijesimin dhe ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve në komunikacion. Prandaj, lus qytetarët që të jenë më bashkëpunues me Policinë e Kosovës në këtë aspekt.
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...