Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi në rrugën “Kollashini” në Mitrovicë të Veriut, ku ka gjetur dhe sekuestruar një snajper me 14 fishekë, pajisje për prodhimin e kriptovalutave, një radiolidhje dhe një kamerë vëzhgimi.
Bastisja është realizuar me urdhër të prokurorit, ndërsa gjatë aksionit, në shtëpi nuk ka qenë askush.
Në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se pas gjetjes së këtyre objekteve, është iniciuar rasti dhe po zhvillohen hetime të mëtejshme.
“Rr. Kollashini, Mitrovicë Veri / 22.01.2025 – 11:35. Me urdhër të prokurorit është bastisur një shtëpi ku janë gjetur dhe sekuestruar: një snajper me 14 fishekë, disa pajisje për prodhimin e kriptovalutave, një radiolidhje, një kamerë vëzhgimi etj. Gjatë bastisjes në shtëpi nuk ka qenë askush. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raport./Arbresh.info
43-vjeçari gjendet pa shenja jete në Llapçevë të Malishevës
Kurti u takua me Sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme ...
Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavar...
Fondi Monetar Ndërkombëtar: Bllokadat politike ndikuan në ek...
Shqyrtohet pezullimi i paketës 1.6 miliard euro për Serbinë
Sveçla dorëzon detyrat e digjitalizimit e administratës publ...