Njësia për realizimin e urdhëresave të gjykatës nga stacioni policor në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit, në ora 06:10 në Ferizaj, në dy lokacione të ndara kanë arrestuar dy persona me inicialet , R.H (M/K), 45 vjeçar dhe I.I ( M/K) i moshës 43 vjeçar.
“Ata ishin të kërkuar në bazë të urdhëresave së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘’Vjedhje’’ dhe ‘’Dhunë në familje’’.
Të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit dërgohen në vuajtje të dënimit”, njofton policia.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj njofton se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Teksa apelojnë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, “nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406″./arbresh.info/
Burim i brendshëm i Juventusit: Livakoviq është në lojë
Pasaporta shqiptare: Procedura për artistët dhe sportistët
IPK-ja arrestoi 41 zyrtarë policorë sivjet, pranoi mbi dy mi...
Ministri i Jashtëm nigerian: SHBA-ja goditi ISIS-in pasi pre...
Kongresisti amerikan Lawler i dërgon letër Kurtit: Mbështetj...
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...