Policia aksion kundër trafikimit me njerëz, tetë lokale të mbyllura, konfiskohen armë e narkotikë

10:01 | 4 Dhjetor 2021

Drejtoria kundër trafikimit me njerëz e Policisë së Kosovës me operacion të gjerë në nivel vendi, kontrollohen 43 lokale, 8 prej tyre mbyllen nga inspektorët kompetentë.

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria kundër trafikimit me njerëz, të premten ka zhvilluar një aksion në nivel vendi.

Sipas komunikatës së PK-së, janë kontrolluar 43 lokale, 8 prej tyre janë mbyllur.

Poashtu PK ka njoftuar se është konfiskuar armë zjarri dhe substanca narkotike.
“Operacioni i lartcekur ka rezultuar me aktivitetet dhe të gjeturat si në vijim:
Lokale të kontrolluara (43) dyzet e tri,
Prej tyre tetë (8) lokale janë mbyllur nga Inspektoret përkatëse si dhe janë shqiptuar gjoba dhe vërejtje për mungesë të dokumenteve të punës etj.
Arme e zjarrit një (1), Substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuan (1gr) Raste të proceduara – administruar në nivel lokal dy (2)”, thuhet në komunikatë, raporton arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara