Autostrada “Arbën Xhaferi” e cila pritet të përfundojë brenda këtij viti ka edhe urën që është më e larta dhe e gjata në Ballkan dhe që jep mundësi qytetarëve që të shohin edhe bukuritë që i ka Gryka e Kaçanikut dhe lumi Lepenc deri në Han të Elezit.
Nga Gryka e Kaçanikut e deri në Han të Elezit, autostrada do të jetë e ndërtuar nga urat gjigante që çdo ditë po i japin pamje të veçantë. Ndryshe Autostrada “Arbën Xhaferi”, do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës, mbi 600 milionë euro.

Ura më e gjatë në Kaçanik do të jetë rreth 7 kilometra dhe konsiderohet se është ura më e gjatë në rajonin ballkanik. Punimet aty po vazhdojnë me intensitet të lartë. Këtë e ka bërë publike përmes rrjetit social Faceebok, Ela Ruçi, zëdhënëse e kompanisë që po kryen punimet./Arbresh.info

Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
“Misioni u krye me sukses” – astronautët f...
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...