Plazhi i Ulqinit që ndihmon gratë rreth fertilitetit, këto ujëra janë kuruese edhe për bronhitis

15:06 | 9 Maj 2021

Nëse si grua keni probleme shëndetësore, apo të gjithë ju që keni edhe probleme me frymëmarrjen gjatë pushimeve të verës në Ulqin, vizitoni ‘Plazhin e grave’.

Pemët e pishave e rrethojnë plazhin dhe kështu bëhet i pashkueshëm nga rruga që kalon afër tij, që ruan intimitetin e femrave në këtë plazh, në të cilin meshkujt nuk lejohen të shkojnë gjatë ditës.

Sikurse tregon edhe Zana ky plazh është i njohur për ujërat kuruese, një përzierje e sulfurit nga një burim nënujor, e radiumit dhe e kripës së detit, ndërsa vendasit besojnë se plazhi dhe shpellat e tij ofrojnë veti kuruese për sëmundje të ndryshme, dhe se ndihmojnë gratë në çështjen e fertilitetit.

Në fund të plazhit gjendet një shpellë gjysmë e zbuluar, në të cilën uji i detit ka ngjyrë të gjelbër në të kaltër. Brendësia e shpellë është vendstrehim për shpezë, gjithashtu janë të pranishëm edhe lakuriqët e natës.

Në mes të shpellës, rreth 5 metra nga bregu, gjendet një pjesë shkëmbore e cila del rreth një metër nga deti. Sipas legjendës, aty pak para agimit vijnë gra shterpe (jofertile), ose ato që kërkojnë pasardhës mashkull. Sipas traditës, femra e re vjen nën shoqërinë e një femre më të vjetër, qëndron disa çaste në breg, pastaj futet në det dhe tri herë sillet rreth shkëmbit, i cili del jashtë detit. Pastaj kthehet në breg, pushon disa çaste dhe ushqehet me atë çfarë ka marrë me vete. Më parë, gjatë rrotullimit rreth shkëmbit, vendos një pjesë të veshjes në shkëmb. Besohet se ky ritual i ndihmon gratë të lindin pasardhës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara