Policia e komunikacionit rrugor në Prizren është duke zbatuar planin operativ “Motoçiklistët”, i cili ka për qëllim kontrollimin e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion me motoçikleta, për kontrollim teknik dhe regjistrimin e tyre, gjithashtu kontrollimin e drejtuesve për pajisje me patentë shofer për kategori përkatëse.
Gjatë realizimit te detyrave policia ka kontrolluar dhe ka gjetur parregullsi, për këtë veprim në zbatim të planit janë regjistruar gjithsej 63 tiketa trafiku, për kundërvajtjet si: mosrespektim i semaforit, drejtimi pa patent shofer, ngasja e motoçikletës pa helmet, kalimi i afatit të regjistrimit etj.
Policia do të vazhdoje edhe më tutje ne realizim të këtij plani, dhe aktivitetin e saj do ta shtrij në të gjithë rajonin e Prizrenit.

Ushtria meksikane vret udhëheqësin e kartelit të fuqishëm të...
4 milionë euro mbështetje buxhetore për Luginën e Preshevës,...
Parma ‘i bën nder’ Interit, mposht Milanin në ‘San Siro’
Rama: TRAM-i elektrik financohet nga sektori privat
Incidenti i armatosur në rezidencën e Donald Trump, FBI merr...
Rama ndan fotoalbumin e javës