Plagoset rëndë një person në Klinë, tre të arrestuar – njëri nga ta i mitur

12:13 | 20 Tetor 2021

Mbrëmë më datë 19 tetor 2021 rreth orës 18:20, policia është informuar për një rast, i cili ka ndodhur në rrugën në fshatin Qupevë e ulët-Klinë, transmeton arbresh.info.

Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, nga QKMF-ja, në Klinë, policia është njoftuar se një person i lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë), i njëjti me autoambulancë është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe për shkak të natyrës së lëndimeve viktima është dërguar në QKUK-Prishtinë.

Të dyshuarit e rastit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, të njëjtit janë kërkuar nga Njësitet e Stacionit Policor në Klinë.

Pas një pune intensive të Policisë, mbrëmë rreth orës 23:00, është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre persona të dyshuar, një nga ta i mitur.

Të dyshuarit në prezencë të avokatit mbrojtës dhe punëtorit social janë intervistuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara