Një person është lënduar rëndë sot në fshatin Popolan të Suharekës.
Siç njofton Policia e Kosovës, dyshohet se i lënduari i moshës 54 vjeçar ka pësuar lëndim të rëndë trupor nga arma e zjarrit.
Policia njofton se ka dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit, të vend ngjarjes, kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë së bashku me një karikator, shtatë fishekë dhe një gëzhojë.
Viktima është transferuar në qendrën emergjente në Suharekë ku dhe është duke pranuar tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.
“I dyshuari i rastit mashkull kosovar nga njësite patrulluese dhe njësiti i hetimeve rajonale Prizren është identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar. Me urdhër te Prokurorit kujdestar te dyshuarit iu është caktuar masa e ndalimit për 48 ore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njësitet policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit aktualisht janë duke punuar në hetimin e të gjitha rrethanave të rastit./Arbresh.info/
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...