Dy persona janë arrestuar, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje në Fushë Kosovë me dy persona të tjerë të panjohur, ka ardhur deri te plagosja me armë zjarri e njërit nga të dyshuarit e lartcekur, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, i dyshuari i plagosur gjendet në QKUK për trajtim mjekësor me përcjellje policore, ndërsa tek personi i dytë i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa është identifikuar edhe personi i tret i cili ende gjendet në arrati.
“Rr.Nëna Terezë-Fushë Kosovë,20.12.2023-22:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje me dy të dyshuar të tjerë për momentin të panjohur ka ardhur deri tek incidenti i plagosjes me armë zjarri te njërit prej të dyshuarve të lartcekur. I dyshuari i plagosur gjendet në QKUK-së për trajtim mjekësor me përcjellje policore, ndërsa tek i dyshuari i dytë është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Lidhur me rastin është identifikuar edhe i dyshuari i tretë i cili deri me tani gjendet në arrati. Është konsultuar prokurori kujdestar i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personave te dyshuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Sabotazhi i pretenduar në Serbi me pasoja të mundshme politi...
Aksident trafiku në Rixhevë të Klinës, një i lënduar
Teherani: Retorika e Trump pa efekt në hapjen e Hormuzit
Alarm te Real Madridi: gjashtë lojtarë në rrezik pezullimi p...
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë, humb jetën 24-vjeçari
Arrestohet braziliani në Pejë, u kap me substanca narkotike