Google ADS

Plagosën një person në gusht të 2024-tës në Ferizaj, vetdorëzohen në polici dy të dyshuarit

17:18 | 30 Prill 2025
E.H

Sot rreth orës 14:00, dy persona të dyshuar për përfshirje në rastin “Vrasje e mbetur në tentativë” janë vetëdorëzuar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj.

Të dyshuarit, B.Z 28-vjeçar dhe B.Z 25-vjeçar, janë dorëzuar lidhur me një ngjarje të ndodhur më 26 gusht 2024 në fshatin Greme të Ferizajt, ku si pasojë mbeti i plagosur personi B.B 38-vjeçar.

“Pas kryerjes së veprës penale, të dyshuarit ishin në arrati deri në momentin e dorëzimit të tyre sot. Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, në kuadër të procedurave të mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale