Pjesëtarë të Policisë së Kosovës në Gjakovë kanë marrë pjesë sot në një aksion humanitar për dhurimin e gjakut, i cili u organizua në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në këtë qytet.
Sipas njoftimit, nisma u zhvillua me moton “Një pikë gjaku e dhuruar nga ju, për dikë do të thotë jetë”, dhe synon të kontribuojë në furnizimin e nevojshëm të bankave të gjakut për rastet që kërkojnë ndërhyrje mjekësore, trajtime të sëmundjeve të rënda apo viktima aksidentesh, shkruan Arbresh.info.
Policia e Kosovës tha se pjesëmarrja në këtë aksion është shprehje e përgjegjësisë ndaj komunitetit dhe e vlerave profesionale që udhëheqin institucionin. Përmes një komunikate, u theksua se Policia mbetet e përkushtuar në shërbim ndaj qytetarëve, edhe përtej detyrave zyrtare./Arbresh.info/
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...