Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu mblodhi sot drejtorët komunalël në mbledhjen e rregullt javore. Pika të diskutimit në këtë mbledhje ishin një varg temash të qeverisjes lokale, përkatësisht në drejtoritë komunale.
Ndër vendimet që mori ekzekutivi lokal, në mbledhjen e sotme ishte edhe ai për pezullimin e dhënies së lejeve të ndërtimit, saktësisht për objektet e banimit kolektiv, si masë efektive që do të mundësoj mirëplanifikimin e territorit dhe ndërtimet sipas kritereve dhe standardeve më të larta në këtë fushë.
I pari i Ferizajt i vendosur në këtë nismë tha se për herë të parë, pas 20 viteve, Komuna e Ferizajt po merr këtë hap, këtë vendim të domosdoshëm për të frenuar keqplanifikimin e territorit dhe për t’i dhënë mundësi që me analizë paraprake të projektohen zonat dhe kushtet e ndërtimit.
Tema tjera që zunë vend në këtë diskutim mes Aliut dhe drejtorëve komunal ishte edhe Raporti i Auditorit të Përgjithshëm, i cili do të prezantohet në Kuvend në seancën e radhës që planifikohet të thirret ditëve në vijim, transmeton Klan Kosova.
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...