Organizata studentore, “Demokracia Studentore” kanë bërë gati të nënshkruhet një peticion për lirimin e Ramush Haradinajt.
Kryetari i organizatës Demokracia Studentore z. Mexhid Ramusa në komunikatën e lëshuar për mediat ka thënë se studentët e Republikës Kosovës e kanë për obligim moral t’i mbrojnë vlerat e luftës dhe clirimtarët, pasi që nga univeristeti kanë lindur celulat para të UÇK-së.
“Ne ne do të marrim këtë iniciativë për lirimin e ish komandanit të UÇK-së z. Ramush Haradinaj i cili padrejtësisht po mbahet në Francë me urdhër arrest të Serbisê e cila ka kryer gjenocid në Kosovë dhe sot në botë lëvizin të lirë, ndërsa ata që kanë luftuar për çlirimin e Kosovës po mbahen nën arrest.
“Peticioni do të kryhet nëpër universitetet e Kosovës dhe do ta derzojmë në Ambasadën e Francës” shprehet Ramusa.
Bajrami: Kurti e ka gojën plot zhvillim e lulëzim ekonomik, ...
Haxhiu për konkursin për Kryeprokuror: Procesi të jetë larg ...
“Mbi 7000 euro për një reklamë” – Elijona ...
Kusari-Lila: Kosova po ndërton sistem të besueshëm të metrol...
Sulmet kibernetike ndaj Osmanit e Abdixhikut, LDK-ja i drejt...
G7 mbledhje ne Paris, pritet të diskutohet për luftën në Ukr...