Inspektori sanitar në Rajonin e Pejës, Valon Shala ka thënë për RTV Dukagjinin se janë duke u monitoruar çdo ditë objektet hoteliere, lokalet e qendrat tregtare.
“Ka ende subjekte që nuk po respektojmë masat e vendosura nga institucionet për çka edhe janë vendosur gjoba. Janë rreth 400 gjoba për persona fizik dhe rreth 50 gjoba për persona juridik. Gjobat për personat fizikë sillen rreth 50 euro për mosvënie të maskave ndërsa për subjektet juridike gjobat shkojnë nga 500 deri në 1,000 euro”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Shala thotë se për fat të keq ka ende qytetarë që coronavirusin nuk e marrin si diçka serioze.
Ai thotë se kanë hasur raste kur personat që janë në izolim për shkak të infektimit me COVID-19.
“Pesë persona në Rajonin e Pejës nuk kanë respektuar kërkesën tonë për vet izolim derisa janë hasur nga policia. Policia ka njoftuar inspektoratin dhe janë marrë masat ndaj tyre”, tha ndër të tjera Valon Shala./Telegrafi/
Zhvillimet në Kuvendin e Asociacionit të Komunave, reagon MA...
Tentoi t’i ikë policisë, arrestohet një person në Vushtrri p...
Braktisi foshnjën në spital, shpallet në kërkim një shtetase...
Shkon në 10 numri i të vdekurve nga sulmi me armë në Turqi, ...
Bora në gjysmëfinale të play-offit, eliminon Sigal Prishtinë...
Tragjedia në Malishevë, shkolla “Ibrahim Mazreku” shpall të ...