Përurohet Qendra e Azilit e renovuar në Vranidoll

11:03 | 18 Qershor 2021

Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Ministria e Punëve të Brendshme dhe UNHCR organizuan një aktivitet për të shënuar këtë ditë.

Me rastin e shënimit të kësaj dite këtë vit do të përurohet Qendra e Azilit e sapo rinovuar në Vrandioll, shkruan arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në këtë organizim tha se Kosova e njeh më së miri ndjenjën e lënies së shtëpisë pasi që jemi përballur me këtë situatë në vitet 1998-99.

“Dita ndërkombëtare e personave të cilët u detyruan që t’i lëshojnë shtëpitë e tyre, dhe tani në respekt të atyre që ikin nga vendi i tyre për të gjetur një vend më të mirë, OKB e shënoi këtë ditë si dita e refugjatëve.
Si vend ne jemi përballur me një situatë të njëjtë në vitin 1998-99 ku shumë kosovarë u larguan nga shtëpitë e tyre ne e dimë se çka është të largohesh nga vendi, Kosova si vend i cili para 23 viteve ka hartuar një dokument që të rregulloj të drejtat e refugjatëve , por këto duhet zbatuar për të gjithë ata që do ju duhet kjo mbrojtje. Ne punojmë çdo ditë t’u ofrojmë një jetë të mirë që të vazhdojnë jetën si të gjithë ata që jetojnë këtu. Ju sigurojmë që do të punojmë që të ofrojmë siguri maksimale që të gjithë të strehuarit që janë këtu dhe të gjithë ata që vijnë pas tyre. Charity fondation e ka listuar Kosovën si të parën në Ballkan për strehimin e refugjatëve”, tha Sveçla.

Tutje Erol Arduc, shefi i misionit UNHCR në Kosovë, theksoi se numri i njerëzve që po ikin nga vendet e luftës është dyfishuar për një dekadë, ku në vitin 2021, 82.5 milion kanë lënë shtëpitë e tyre.

“Ne kemi kuptuar si UNHCR qe ndihma qe i’u ofrojmë refugjateve nuk do të kishte sukses pa ju. Dita e refugjateve është dita për të njohur ata qe janë të përndjekur dhe ata që kanë lënë vendin e tyre por gjithashtu është edhe një ditë për të gjithë ata që kanë ardhur te përballen me sfidat e jetës. UNHCR është duke i nxitur vendet që të ndalojnë përndjekjen ndaj këtyre njerëzve. Sipas raportit qe ka dal sot nga Gjeneva, shkelja e te drejtave të njerëzve nga 2020 është rritë për 4 për qind nga viti 2019. Numri është dyfishuar për një dekadë. Raporti po ashtu vë theksin në kulmin e pandemisë, ku mbi 100 shtete i kanë mbyllur kufijtë e vet, por ka edhe shtete qe nuk i kanë ndalur dyert për refugjatët, shumë e shumë. Numri gjithëpërfshirës është gjithnjë më i keq sepse i detyron njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre, por ne nuk duhet t’i shikojmë ndryshe. Secili njeri që është larguar nga shtëpia janë duke vuajtur, prandaj e meritojnë vëmendjen tonë. Kështu që duke qenë këto tregojmë që ne qëndrojmë me ju dhe nuk e kthejmë kokën anash. Ne Kosovë e në veçanti MPB dhe Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me UNHCR kanë punuar vazhdimisht për krijimin e kushteve për izolantet”, deklaroi Arduc. Ndërkaq Luigji Bruca, nga zyra e Bashkimit Evropian, ka thënë se migrimi është çështja kyçe e BE dhe për këtë janë ndarë fonde për të ndihmuar në realizimin e qëllimeve të përcaktuara.

“Kur vij në kësi vizita unë ndihem i liruar sepse e di qe mjetet janë shfrytëzuar si duhet. Kur shoh klipet e fëmijëve duke shkuar në shkollë, jam shume i lumtur sepse këta fëmijë nuk e kanë pasur këtë mundësi ne shtëpitë e tyre. Gjithashtu mendoj qe kjo është duke e bërë diferencën në botë. Desha t’i shpreh falënderime te sinqerta UNHCR për bashkëpunimin e shkëlqyer Kosova do të përfitojë nga zyra për mbështetje të azilkërkuesve, me shumë se 7 milion euro për të përmirësuar kushtet për azilkërkuesit. Ne duhet te jemi te sigurtë qe personeli që punon në këto qendra të jenë te përgatitur te ofrojnë shërbimet bazike për këta refugjatë dhe ne do të vazhdojmë të i’u ndihmojmë edhe me trajnime te tjera. Sot në këtë ditë shpresoj që do të ketë me pak refugjate ne botë por për ata qe s’kan zgjidhje tjetër, ne jemi këtu për t’i ndihmuar dhe t’i ofrojmë shërbime për nevojat e tyre elementare”, tha Bruca.

Tutje Ulrika Richaedsons, kordinatorja e OKB-së, për zhvillime në Kosovë falënderoi të gjithë ata që mundësuan që të ndodh kjo.

“Në jemi te lumtur qe të gjejmë zgjidhje te duhur për të gjithë ata që kane ardhur. Desha te falënderoj UNHCR dhe jam krenare kur shoh të gjithë ata që na u kanë bashkangjitur sot”, tha Richaerdsons.

Në këtë përurim morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shefi i misionit të UNHCR në Kosovë, Erol Arduc, përfaqësuesi i Lartë nga Zyra e BE-së në Kosovë, dhe koordinatorja e OKB-së për Zhvillim në Kosovë, Ulrika Richardsonsi, ish presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga si dhe zyrtarë të tjerë të UNHCR dhe MPB-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara