Përqendrimi në çështje teknike si targa është gabim, sipas Haki Abazit

14:02 | 24 Nëntor 2022

Të gabuar e ka quajtur përqendrimin e qeverisë kosovare në çështje teknike si targat, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, derisa e mirëpriti marrëveshjen në Bruksel.

“Mendoj se është tejkaluar me elegancë”, u shpreh Abazi.

“E rëndësishme është që Serbia nuk do të lëshojë më tabela. Pa çka që kjo do të duhej të ishte një çështje që do të përfundonte sipas një marrëveshje finale ku njohja është pjesa kryesore. Por gjithsesi kornizimi i dialogut është i tillë që krijon befasi dhe duhet matur hapat nga tash e tutje”  tha.

Meritë për këtë marrëveshje Abazi i atribuoi ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, për të cilin tha se “intervenoi dhe krijoi hapësirë që kjo çështje të zgjidhet”. /eo

Shpërndaje në rrjete sociale