Përplasje si nëpër filma, gjuajtjeje me armë në komunikacion

09:06 | 15 Janar 2022

Është raportuar se një i dyshuar deri sa ishte duke lëvizur me veturë, një person e ka tejkaluar me veturë duke i bllokuar rrugën e më pas ka shtënë me revole në drejtim të viktimës, shkruan arbresh.info.

Më pas policia e ka intervistuar të dyshuarin si dhe i ka sekuestruar një revole dhe një karikator.

“Rr. Hasan Prishtina, Obiliq 14.01.2022 – 15:19. Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se përderisa ishte duke lëvizur me veturë, i dyshuari me veturën e tij e kishte tejkaluar dhe i kishte bllokuar rrugën e më pas kishte dalë nga vetura dhe kishte shtënë me revole në drejtim të viktimës, viktima ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është paraqitur në stacion policor. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, është intervistuar dhe iu është sekuestruar një revole dhe një karikator. Deri te incidenti dyshohet se ka ardhur si pasoj e një mosmarrëveshje të më hershme. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raporton e PK-së./arbresh.info./

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara