‘Përplasje’ në Kuvend, Haxhiu-Bajramit: Ti e blen një veturë për një muaj, qytetarët nuk kanë mundësi

11:32 | 28 Shkurt 2019

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës janë ‘përplasur’ deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu dhe ajo e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Haxhiu ka thënë se mos kalimi i projektligjit për vetura u konvenon deputetëve.

“Deputetët e kanë buxhetin e fortë nuk e kanë interes për ligj, është mirë me i pa kush i ka veturat 00 dhe nëse do të kalonte ky ligj është në interes të qytetareve. Ky ligj nëse nuk kalon është në dëm të qytetarëve”, ka thënë ajo.

Ndërsa deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar duke shprehur dyshimet se ky projektligj mund të ua vështirësoj jetën qytetarëve.

“Ejani ta prishim dialogun për homologim që e kemi qe 20 vjet, ne e kemi ngrit këtë çështje, arsyeja pse nuk po votohet ky ligj janë dyshimet se prapë do t’i jepet monopoli një kompanie private dikur dhe mos vall duke u munduar t’iu bëjmë qytetarëve jetën më të lehtë po ua bëjmë më të shtrenjtë”, ka shtuar ajo.

Ndërsa Haxhiu ka thënë se derisa Bajrami mund ta blej një veturë për një muaj qytetarët nuk e kanë këtë mundësi.

“Me një muaj dit sa merrni pagë ju e bleni një veturë, i merrni 2 mijë euro në Universitet edhe 2-3 mijë euro në Kuvend dhe e bleni veturën ndërsa qytetarët nuk e kanë këtë mundësi”, ka shtuar ajo

Ajo madje tha se as në kohën kur ministrin e ka udhëhequr LDK nga vie, deputetja Bajrami nuk ka ndërmarrë asnjë në këtë drejtim.

Ndryshe në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është paraparë shqyrtimi i një sërë pikash që nuk kanë përfunduar në seancat e mëparshme, përfshirë ato të 30 janarit dhe 8 shkurt 2019.

Ndërsa rendi i ditës ka filluar me votimin në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete./Arbresh.info/

Lexo edhe: ​Sot vazhdimi i seancës, në rend dite 47 pika

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara