Aafati për partitë politike për të njoftuar se do të kërkojnë certifikim për pjesëmarrje përmes koalicionit në Zgjedhjet Lokale është mbyllur.
Kështu blën të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) me anë të një njoftimi.
Sipas KQZ-së, gjatë periudhës 15 ditore (9 qershor – 23 qershor) këto parti politike kanë njoftuar se do të kërkojnë certifikim përmes koalicionit:
· “Koalicija Vakat”, i përbërë nga partitë politike Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV) dhe
· Koaliconi “SDU-NAŠA (NAŠA SDU)”, i përbërë nga partitë politike Socijaldemokratska Unija dhe Naša Inicijativa, i formuar vetëm për komunën e Prizrenit.
Gjithashtu, në të njëjtën kohë është përmbyllur edhe afati për partitë politike për deklarim të mospjesëmarrjes në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.
Gjatë kësaj periudhe, këto parti politike kanë njoftuar se nuk do të garojnë në zgjedhje:
· Organizata Balli Kombëtar Demokrat (OBKD);
· Partia Demokratike e Diasporës (PDD);
· Partia e Drejtësisë (PD);
· Kosovaki Nevi Romani Partia (KNRP) dhe
· Partia Balliste (PB).
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton subjektet politike (partitë politike, koalicionet, kandidatët e pavarur dhe iniciativat qytetare), të cilat duan të marrin pjesë në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, se afati i aplikimit për certifikim dhe për dorëzimin e listës së kandidatëve, do të fillojë më 26 qershor 2025./Arbresh.info/
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...
Hap fals i Arsenalit – gabon edhe ndaj Wolves