Pasi Inspektorati i Trashigimisë Kulturore më 12 mars të këtij viti kishte ndaluar punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, vetëm dy ditë pasi kishin nisur nga Komuna e Prishtinës, sot kanë rifilluar sërish punimet.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përpraim Rama, nuk zmbrapset, duke pretenduar se është në të drejtën e tij rreth planit për rregullimin ë këtij sheshi, projekt ky që kap vlerën prej 18 milionë e 400 mijë eurove.
Ndërkohë arsyeja e ndalimit të këtyre punimeve ishte bërë nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore.
Ndërsa sot gjatë ditës, Rama ka takuar të punimet e sheshit “Xhorxh Bush” edhe insktoratin e Trashëgimisë Kulturor, të cilëve tha se punimet janë duke u kryer vetëm në zonën e cila nuk prek pjesën e trashëgimisë, në të cilën kanë pasur ndalesë.
Në listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme e që preken nga ndërtimi i këtij sheshi, janë hoteli “Grand Hotel”, ndërtesa e ish-Radio Prishtinës, Rektorati i Universitetit dhe Biblioteka Kombëtare. Ndërkaq, Ligji për Trashëgiminë Kulturore përcakton se për çdo intervenim në pronat e trashëgimisë kulturore apo afër tyre nevojitet pëlqim ose leje nga institucioni kompetent.
Pas rinisjes së punimeve në bulevardin “Xhorxh Bush” në Prishtinë, për të cilat i pari i kryeqytetit, Përparim Rama, tha se janë brenda kornizave ligjore, ka dalë në terren Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit./Arbresh.info/
Deputeti Shala: Ka mospërputhje në performancën prodhuese në...
Vengu: Anija “Butrinti” u shkon në ndihmë 13 emigrantëve, me...
Kurti i vë vija të kuqe PDK-së: Duhet të jetë në opozitë min...
Son i vendosur për trofeun e parë me Tottenham
“Nuk mund t’ia japim kryeparlamentarin partisë me tre depute...
Ish-ambasadori i Kroacisë: Kosova s’mund të jetë pa instituc...