Google ADS

Përleshje mes vëllezërve në Leposaviq, shkak prona

09:20 | 27 Prill 2025
E.G

Janë arrestuar dy vëllezër në Leposaviq, pasi pas një mosmarrëveshje rreth një prone janë përleshur në mes vete.

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se të dy pas përleshjes kanë pranuar tretman mjekësor, shkruan Arbresh.info.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR Leposaviq 26.04.2025-14:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar-vëllezër, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një prone janë përleshur në mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin 24 orësh./Arbresh.info/