Përleshje mes katër personave në Rahovec

13:50 | 22 Prill 2019
M. A.

Një person ka marrë lëndime trupore, pasi është rrahur me mjete druri nga tre persona të tjerë në Rahovec.

Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur në rrugën “Mulla Cufa”, mbrëmë në ora 20.55.

Personi i sulmuar ka marrë tretman mjekësor, ndërsa sulmuesit janë dërguar në stacion policor, ku pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, ata janë liruar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme