Katër persona janë lënduar, njëri nga ta është therur me thikë, pas një përleshje që ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën “Agim Deva” në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se lidhur me rastin janë arrestuar tre persona.
“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në rrugën Agim Deva në Prishtinë ku kanë qenë të përfshirë disa persona. Në këtë rast dyshohet se janë lënduar katër persona , njëri nga ta dyshohet se ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë (thikë). Lidhur me këtë rast janë deri tani janë arrestuar tre persona. Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme procedurale”, tha Ahmeti./Arbresh.info
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...