Tre persona janë lënduar, njëri nga ta me armë zjarri, pas një mosmarrëveshje mes tyre që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë.
Sipas njoftimit të Policisë, viktimat kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë, përcjell Arbresh.info.
Ndërsa, si pjesë e hetimeve janë realizuar edhe bastisje me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar një armë e shkurtë dhe nëntë fishek.
“Veprimet policore kanë rezultuar me gjetjen e një gëzhoje në vendin e ngjarjes, ndërsa si pjesë e hetimeve të zgjeruara janë realizuar edhe bastisje, me ç’rast në njërin lokacion të të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e shkurtë pistoletë me nëntë (9) fishek”, thuhet në njoftim.
Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit për veprën penale ‘Vrasje në tentativë’ i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa i dyshuari për veprën ‘ lëndim trupor’ është liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet po zhvillohen për veprat penale ‘Vrasje në tentativë’, “Lëndim trupor” dhe ‘armëmbajtje pa leje’./Arbresh.info
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro