Sot do të përkujtohen viktimat e komunikacionin rrugor, ku për pesë minuta do të bllokohen tri rrugë në kryeqytet, duke mundësuar tri përformanca me moton “Me kujto, me kujdes”.
Shënimi i kësaj dite ka për qëllim që nëpërmjet përkujtimit që iu bëhet viktimave në trafikun rrugor, të rritet shkalla e ndërgjegjësimit qytetar rreth sigurisë në rrugë, në mënyrë që të kemi një numër më të vogël aksidentesh, respektivisht numër më të vogël të vdekjeve në rrugë.
Përkujtimi i viktimave do të bëhet nga Qendra për Zhvillim Multikulturor – Impact, e cila nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se nën moton “Me kujto, me kujdes” dhe do të përfshijë realizimin e tri përformancave paralele, në tri rruge të kryeqytetit tonë, Prishtinës.
Rrugët ku do të zhvillohen performancat janë “Garibaldi”, “Agim Ramadani” dhe “Luan Haradinaj”. Tri performancat do të fillojnë njëkohësisht, duke filluar nga ora 12:00 dhe përfundojnë në orën 12:05.
Performancat do të zhvillohen në mes të rrugës për qarkullim makinash, ku policia do të asistojë gjatë tërë kohës duke mbajtur të stopuar qarkullimin e makinave deri në përfundim të performancave përkatëse./Arbresh.info/
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale
Heshtje nga KEDS dhe Ministria e Ekonomisë, rrezikohet inves...