Agim Veliu, ish-ministër i Brendshëm dhe një nga figurat e njohura të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nuk është përfshirë në listën e kandidatëve të partisë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
A është kjo një përpjekje e Abdixhikut për të “rilindur” partinë sipas vizionit të tij, apo për të dobësuar LDK-në?
Veliu ka deklaruar se përfshirja në listë për deputet nuk është një favor, por një përgjegjësi ndaj LDK-së dhe qytetarëve.
“Është e vërtetë se edhe në zgjedhjet e kaluara ka ekzistuar pritja që të jem pjesë e listës. Por, pavarësisht vendimeve të padrejta dhe të dëmshme të asaj kohe, unë kam vazhduar të qëndroj aty ku kam qenë gjithmonë, në shërbim të LDK-së, të qytetarëve dhe të vlerave që kemi kultivuar për më shumë se tri dekada”, ka shkruar ai.
Po ashtu reagimi tjetër ishe duke e postuar në Facebook një fotografi të tij me ish presidentin Ibrahim Rugova.
“Kur ideali është më i madh se pengesat, çdo shtrëngim duarsh bëhet kapitull historie. Mosdorëzimi është forca që lidh gjeneratat: respekt për të kaluarën, vendosmëri për të ardhmen”, ka shkruar Veliu në Facebook.
Kujtojmë se, prej kohësh është e ditur se raportet mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ish-deputetit Agim Veliu janë të acaruara. Veliu disa herë ka kritikuar hapur mënyrën e drejtimit të partisë dhe vendimet e Abdixhikut.
Muaj më parë Veliu kishte thënë se rënien e LDK-së e sollën presidentja e vendit Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku./Arbresh.info/
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...