Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj katër serbëve që u arrestuan të dielën në Gjakovë.
Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga zëdhënësi Lekë Muqaj.
“Para pak momentesh ka përfunduar seanca. Tani duhet të pritet vendimi i cili do të merret nga gjyqtari i rastit. Sapo të ketë ndonjë vendim do t;ju njoftojmë”, deklaroi ai për Klankosova.tv.
Ndaj, B.R., N.V., P.K. dhe M.S, Prokuroria sot gjatë ditës ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh.
Në njoftimin e organit të akuzës, thuhet se të njëjtit u ndaluan për posedim të armëve të ftohta- një sëpatë dhe dy thika.
Ndër të tjera, thuhet se të dyshuarit u ndaluan pasi kishin tejkaluar shpejtësinë e lejuar.
Në Gjenevë ka nisur rundi i tretë i bisedimeve mes Rusisë e ...
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave