Një marsh në shenj solidarizimi me qytetarët palestinez është mbajtur sot në sheshet e Prishtinës nga Aktivistët e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist.
Aktivistët kanë kërkuar nga Qeveria që të mos pozicionohet në favor të Izraelit, duke e akuzuar këtë të fundit për gjenocid dhe për transformimin e Gazës në një varrezë të madhe në masë, raporton Arbresh.info.
“50,000 mijë gra shtatzëna jetojnë nën bombardime”, “Liri për Palestinën”, “Na lumi deri tek deti, Palestina do të jetë e lirë”, ishin disa nga pankartat qe aktivistët mbanin në duar.

“Nëpërmjet këtij marshimi, ne nuk synojmë bashkëpunimin me Hamasin dhe dënojmë sulmet ndaj çdo qytetari të pafajshëm. Është e papranueshme që Kosova, edhe pas dy dekadash nga konflikti i saj, të mbështetë një entitet agresiv”, u tha në protestë.
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi më 7 tetor, pasi grupi ekstremist sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1,200 persona dhe duke rrëmbyer afër 240 të tjerë.

Izraeli është kundërpërgjigjur duke rrethuar Gazën – ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë – dhe duke kryer sulme të pareshtura ajrore, por edhe tokësore.
Si pasojë e luftimeve, në Gazë janë vrarë mbi 11.000 persona, kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore atje.
Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin, që udhëheq me Gazën që nga viti 2007.

Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...