Zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Bislimi doli nga prokuroria, ku u intervistua për rastin Peci.
Bislimi në përfundim të intervistimit nuk iu përgjigj mediave.
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, është paraqitur në Prokurorinë Speciale të mërkurën për intervistim lidhur me hetimet rreth dhënies me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë.
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, e ka përmendur Bislimin për çështjen e funksionalizimit të kësaj fabrike.
Në fund të majit, Prokuroria Speciale urdhëroi bastisje në katër lokacione të ndryshme në Prishtinë e Ferizaj lidhur me dyshimet për keqpërdorim të kontratës për dhënien me qira të këtij impianti.
Peci ishte intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Pos tij, qe intervistuar edhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha.
Pas intervistimit, Peci pati thënë se ka vepruar në interes të publikut.
Zëvendëskryeministri Bislimi hyn në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar
Tentoi udhëtonte me pasaportë të falsifikuar, arrestohet një...
Ndalohet një person për kontrabandë më mallra
Të shtëna me armë zjarri në Lipë të Zveçanit
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik, konfisk...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagosen dy persona –...
Shoferi i dehur përplas turmën në festivalin e Luizianës, të...