Takimet e ndara të ndërmjetësve evropianë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, tashmë kanë përfunduar.
Siç raportojnë mediat në Ohër, takimet që kanë nisur që nga ora 10:30 kanë përfunduar dhe tani në çdo moment pritet të fillojë edhe takimi kryesor trepalësh, Kurti – Vuçiq dhe Borrelli me Lajçak bashkë.
Siç dihet, në qendër të diskutimeve do të jetë aneksi i planit të zbatimit të marrëveshjes së bazuar në propozimin evropian, propozim i cili veçse është pranuar nga dy palët.
Kryeministri Kurti më herët ka deklaruar se s’mund të ketë marrëveshje përderisa ky plan i zbatimit nuk ka ende tekst të përfunduar./arbresh.info
KMDLNj kërkon nga qytetarët që në mënyrë të organizuar ta ku...
Kiara bisedon me Luizin, e pyet për të kaluarën
Hoti: Nëse Kurtit do t’i zgjatej hunda sa herë që gënjen, do...
UEFA hap një hetim për ‘rastin Negreira’ për Barcelonën
“Edhe asi edhe ksi”, aktivistët e PSD-së shkruajnë në veturë...
FFK prezanton fanellat e reja të Kosovës