Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se kanë përfunduar punimet në klinikën e Urologjisë.
Vitia me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se është rritur numri i sallave, si dhe javë vendosur filtër zona për eliminimin e infeksioneve intrahospitalore, shkruan Arbresh.info
Kompletohet Urologjia
Pas investimeve në repart dhe përfundimit të punimeve në bllokun operativ, urologjia u shndërrua nga klinika me kushtet më të rënda në klinikë model.
Numri i sallave moderne u dyfishua nga 2 në 4: një për intervenimet e vogla kirurgjike dhe një për intervenimet endourologjike. Po ashtu, u sigurua hapësira për sallën e urodinamikës.
U vendosën:
Filter zona për eliminimin e infeksioneve intrahospitalore
Hepafiltera
Sistemi i oksigjenit, klimatizimit, ventilimit dhe ngrohjes
Vazhdojmë me transformim, klinikë për klinikë



Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen