Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se sot është përmbyllur me sukses procesi i ofertimit për ankandin të parë solar 100 megavatë.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se deri më tani kanë pranuar 6 oferta.
“E deri më 3 shkurt mund të pranohen edhe të tjera përmes postës. Ankandi është sukses drejt ndërtimit të kapaciteteve të reja me çmimin më të përballueshëm për qytetarët, kurse procesi i realizimit të tij është sukses i transparencës e konkurrencës në sektor. “, ka shkruar Kurti.
Më tej kryeministri Kurti u shpreh se për herë të parë në Kosovë po realizohet një skemë e tillë konkurruese, ku kompanitë e kualifikuara vijnë të garojnë për të investuar në Kosovë. Ministria e Ekonomisë me përkrahje të USAID ka dizajnuar një skemë tërheqëse për këto kompani.
“Pas ankandit të parë, në radhë janë skemat tjera konkurruese për realizimin e 950 megavatëve nga burimet e erës dhe diellit.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...