Një delegacion i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, i kryesuar nga kryetari Rraahman Jasharaj, është pritur sot nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ministrat Mahir Jagcilar e Shyqiri Bytyqi, bën të ditur një njoftim nga SBASHK’u.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut i kanë shprehur edhe një herë kryeministrit Haradinaj dhe kabinetit të tij kundërshtimin e bazuar të punëtorëve të arsimit ligur me Ligjin e pagave.
“Edhe përkundër angazhimeve tona të vazhdueshme dhe prezantimit të argumenteve tona të bazuara në takimet me Ministrin Jagcilar dhe Bytyqi, versioni i votuar i Ligjit të pagave në takimin e Qeverisë më 3 shtator nuk i ka marrë parasysh vërejtjet e bazuara të SBASHK-ut kështu që ky ligj është degradues për tërë sistemin arsimor”, është shprehur kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
Ai ka kërkuar që Kryeministri të bëjë hapa konkret për realizimin e kërkesës së SBASHK-ut për korrigjim të këtij Projektligji, kurse menaxheri për financa e administratë, Ymer Ymeri, është ndalur në shembuj konkretë, me të cilat ka dëshmuar edhe para Kryeministrit se Projektligji i pagave i ka radhitur gjithë të punësuarit në arsim në një pozitë tepër të ulët, duke kërkuar në emër të anëtarësisë së SBASHK-ut që ky Projektligj të korrigjohet në mënyrë që punëtorët e arsimit të kenë vend meritor, bën të ditur komunikata nga SBASHK.
Haradinaj ka deklaruar se “shqetësimet e ngritura nga SBASHK në këtë takim do të shqyrtohen me kujdes dhe se ai dhe Qeveria do t’i rekomandojnë Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media që duke e analizuar këtë projektligj të bëjnë përmirësime në mënyrë që pozita e punëtorëve të arsimit pa tjetër të avancohet”, thekson komunikata.
Sot i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçarit që u gjet i vdeku...
Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa L...
Faton Peci betohet si kryetar i Mitrovicës së Jugut
5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos...
Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amer...
Përparim Rama mbështet “protestën gjithëkombëtare” në RMV: S...