Përbërja e listave të partive me aderimet e reja nxitë përçarjet brenda partive

08:00 | 16 Janar 2021 | Vlora Selimi

Po e bëjnë për qëllime të rritjes së elektoratit, por hartimi i listave me aderime të reja brenda partive politike duket të jetë “thikë më dy teha”.

Marrja e votave apo përçarja brenda partive, këto janë dy çështje të cilat po diskutohen në këto ditë kur vendi po i afrohet datës së zgjedhjeve.

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, në një përgjigje për arbresh.info, ka thënë se ambiciet personale para atyre politike po shkaktojnë probleme brenda partive.

“Problemi i formimit të listave është një nga problemet kryesore në partitë politike për shkak të ambicieve të personave pasi një numër i konsiderueshme të njerëzve hyjnë në parti politike për shkak të pakënaqësive të tyre për të qenë në pushtet dhe për të pasur mundësi për të përfituar. Fatkeqësisht partitë politike në vendin tonë janë edhe burim për punësime”, thotë Baraliu.

Lisatat me aderimet e reja po ju zënë vend personave me kontribut brenda partive, e kjo padyshim se krijonin  edhe përçarje brenda strukturës partiake thotë Baraliu.

“Futja e listave të reja politike në parti politike është pakënaqësi patjetër, se ju zihet vend personave të vjetër dhe kontribut dhënës të partive politike. Ata mund të mbesin jashtë listave shkaku i kësaj çështje ose mund të mbesin në fund të renditura. Po kjo paraqet pakënaqësi ose i çrregullon marrëdhëniet brenda partisë në këto raste, kur një parti merr brenda saj ose ju krijon hapsin një liste të re për deputet”.

Se mbetet pikëpyetje për punën e këtyre listave brenda partive politikë e thotë edhe njohësi i çështjeve politike në vend, Fatmir Sheholli.

Madje në një përgjigje për arbresh.info, Sheholli ka treguar për ofertën që i është bërë nga partitë politike për këto zgjedhje.

“ Është e drejtë e partive politike që të ftojnë apo të kyçin personalitete të jetës publike, por sa do të sjellin partitë politike vota mbetet të shihet. Personalisht kam pasur oferta për kyçje në parti politike serioze ne Kosovë, por konsideroj që nëse nuk jeni i strukturuar në struktura të partisë është jo e sinqertë të provohet si në lotari ” a po dhez” të bëhesh deputet! Njeriu duhet të ketë parime njerëzore të sinqerta!”.

Sot është dita e fundit kur partitë në vend do të dorëzojnë listat e plota me emrat e kandidatëve për deputetë të Kosovës.

Partitë e mëdha politike nuk kanë pranuar koalicione, duke lënë të hapur mundësinë që në lista të tyre të përfshijnë njerëz të partive tjera.

Deri më tani dihet vetëm për Vetëvendosjen që do të ketë në listë grupin e Vjosa Osmanit, dhe LDK-ja do të ketë në listë emra të Aleancës Kosova e Re./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara