Policia e Kosovës ka njoftuar se tre burra kanë rrahur me mjete të forta tri gra dhe një burrë tjetër, në Gjilan, pas një mosmarrëveshje rreth punimeve të një rruge.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa njëri është liruar, thuhet në raportin e saj 24 orësh.
“Gjilan 13.08.2022-16:17. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth punimeve të një rruge kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta katër viktimat tri femra dhe një mashkull kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...