Për shkak të pronës, kërcënoi vëllain

09:23 | 9 Nëntor 2020

Është arrestuar një person i dyshimtë në Skenderaj, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor e ka kanosur verbalisht vëllain e tij.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një këllëf dhe një qese plastike që dyshohet të jetë pistoletë.

Ky është njoftimi i plotë i PK-së:

Skenderaj 08.11.2020-15:56. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor e ka kanosur verbalisht vëllain e tij viktimën m/k. Gjatë kontrollit në shtëpinë të dyshuarit është gjetur dhe është sekuestruar një këllëf dhe një qese plastike që dyshohet të jetë pistoletë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara