Dështon rezoluta, reagon Albulena Haxhiu.
Rezoluta anti-presidentit Hashim Thaçi e iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila nuk kalojë në Kuvend, ka ngjallë reagime të opozitës.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.
Haxhiu ka kritikuar deputet e pozitës të cilët nuk votuan rezolutën e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke thënë se për deputetët e pozitës më i rëndësishëm Thaçi sesa territori.
Shkrimi i plotë:
Kjo është pika e Rezolutës së propozuar nga opozita
Kuvendi i Republikes së Kosovës rithekson se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri shtetëror unitar i Republikës së Kosovës jane të pacenueshme. As Presidenti, e askush tjetër, nuk ka të drejtë të negociojë për territorin e Republikës së Kosovës.
Deputetët e PDK, AAK dhe Nisma nuk mundësuan kuorumin ndonëse ishin në sallë pra për ata më i rëndësishëm është Hashim Thaçi sesa mbrojtja e territorit dhe sovraniteti i vendit.
Këta nuk janë as deputetë dhe as të popullit!
Këta thjesht janë duke u keqpërdorur nga Hashim Thaçi, ky person që po e rrezikon vendin për interesat e tij personale! /arbresh.info/
Parma ‘i bën nder’ Interit, mposht Milanin në ‘San Siro’
Rama: TRAM-i elektrik financohet nga sektori privat
Incidenti i armatosur në rezidencën e Donald Trump, FBI merr...
Rama ndan fotoalbumin e javës
Arsenali ‘demolon’ Tottenhamin në derbin e Londrës së Veriut...
Londrim Mekaj arrin 100 mijë ndjekës në Instagram