Për çfarë do të diskutojnë? Lulzim Basha mbledh kryesinë në orën 18:30

15:36 | 10 Janar 2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sot në orën 18:30 do të mbledhë kryesinë e partisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Në takim do të diskutohet për situatën e krijuar pas dhunës gjatë protestës së 8 janarit, të organizuar nga Berisha.

“Te nderuar anëtarë të Kryesisë,

Sot në orën 18:30, me kërkesë të Kryetarit të Partisë, do të mblidhet Kryesia e Partisë, me rend dite “Diskutim mbi situatën e krijuar pas dhunës së paprecedent ndaj të gjithe anëtarëve të organeve të Partisë dhe selisë së PD gjatë protestës së 8 Janarit”.

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi”, përfundon njoftimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara