Përdorimi i Lojërave të Fatit përdoret me të madhe në Republikën e Kosovës. Madje, disa prej lokaleve këtë e bëjnë në mënyrë të jashtëligjshme. Mirëpo, mbikëqyrjen e tyre po vazhdon ta bëjë përmes strategjisë së punës Administrata Tatimore e Kosovës.
Në një përgjigje për “Indeksonline”, Zëdhënsja e ATK-së, Valentina Bytyqi- Sefa ka treguar aktivitetet që kanë ndërmarrë deri më tani gjatë këtij viti për këtë veprimtari.
Sipas saj, ATK konkretisht Departamenti i Lojërave të Fatit është i autorizuar që të mbikëqyrë dhe licencoi çdo veprimtari që ndërlidhet me lojërat e fatit.
Po ashtu ajo ka theksuar se edhe të gjitha subjektet të cilat merren me organizimin e lojërave të fatit.
Bytyqi Sefa ka bërë të ditur se prej periudhës Janar- deri në këtë kohë që jemi kanë mbyllur mbi 140 lokale të kësaj veprimtarie.
Kurse, ajo ka treguar edhe shifrën e gjobave që kanë lëshuar.
“• Vizita të realizuara gjithsej janë 539 vizita; • Lokale të mbyllura 143 lokale të mbyllura; • Gjobat e lëshuara janë 761,000.00€ ; • Për konfiskim për tremujorin e parë janë 17 pajisje, kurse gjatë këtij dy mujori janë rreth 30 automate të konfiskuara, si dhe 5 shtëpiza të basteve si dhe një (1) tavolinë e pokerit lojërave live”, ka thënë ajo për “Indeksonline”
Kujtojmë, se Divizioni i Lojërave të Fatit për aksionet në lokale bazohet gjithnjë në autorizimet që i jep ligji Nr.04/L-080.
Lidhur me këtë çështje, ATK çdo herë, i bënë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarinë e lojërave të fatit jashtëligjshëm./Indeksonline/
Bedri Hamza: Kosova pas 9 shkurtit do të jetë ma mirë
Abdixhiku përmbylli tubimin e madh elektoral me mesazh: Le t...
Arrestohen 4 persona në veri, ushtruan presion ndaj një qyte...
Bellingham ndiqet nga klubet e mëdha angleze
Abdixhiku: Jemi një ditë dhe votë larg pagave më të larta në...
PDK përmbylli fushatën, Krasniqi e Hamza thirrje që të votoh...