Për 24 orë janë ngritur 71 aktakuza

11:49 | 19 Prill 2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur
shtatëdhjetenjë (71) aktakuza, kundër shtatëdhjetenëntë (79) personave për vepra të ndryshme penale, me urdhër të

Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për dyzetetetë (48) orë, nëntëmbëdhjetë (19) persona të dyshuar, si dhe janë bërë pesë (5)
kërkesa për caktimin e paraburgimit për gjashtë (6) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2)
kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur tridhjetedy (32) aktakuza kundër
tridhjetepesë (35) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër
tetë (8) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së
Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë tre (3) persona të dyshuar për veprën penale
“Vrasje në tentativë” dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Punime, ndërtime të kundërligjshme”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për
caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër dy (2) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër
një (1) personi dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për
vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak
të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në raste të ndryshme, ka paraqitur një (1) kërkesë
për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër
njëzetedy (22) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Prishtinë
Speciale
Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat
personat
/ 32-35 8-8 1/1 8/8 3/4 1-1 18-22 71-79
Ndalimet / 7 1 3 3 / / 5 19
Paraburgimet:
kërkesat – personat
/ 2/2 / / 2/3 / / 1/1 5-6
Bastisjet / / / / / / / / /
Sekuestrimet / / / / / / / / / 1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës:
/////////////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer
veprën penale “Vjedhja e rëndë”, dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, dy (2)
persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vjedhja në tentativë” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka
kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka
kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për
shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së
paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetedy (32) aktakuza kundër tridhjetepesë (35)
personave, për këto vepra penale:
Trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope
ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi seksual”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”.
3. Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një () person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kontrabandimi
me migrantë” nga neni 164 i KPRK-së.
Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi seksual” nga neni 229 i KPRK-së; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope
ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit” nga neni 349 i KPRK-së.
4. Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalime nga prokurori i shtetit :
Prokuroria Themelore e Pejës gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë tre (3) persona të dyshuar për veprën penale
“Vrasje në tentativë”.
Aktakuzat :
Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Punime, ndërtime të
kundërligjshme”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, për shkak të dyshimit se
kanë kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’ dhe një person të mitur për 24 orë, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Kanosja’’
dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj dy (2) personave,
për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgimit kundër një
(1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka ka kryer veprat penale ‘’Kanosja’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose
posedim të paautorizuar të armëve’’.Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i
dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope
ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë:
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave për
këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion në bashkëkryerje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “ Dhuna në familje ”, dhe “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.7. Prokuroria Themelore Mitrovicë:
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja
e shërbimeve”.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje
prej 48 orësh, tre (3) persona për shkak të dyshimit të veprës penale “Kanosja”, kurse, një (1) person tjetër, është ndaluar
nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka
kryer veprën penale “Falsfikimi i parasë”.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit
kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”. Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave për këto vepra
penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave
psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të
armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara