Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se ka arritur moshën e pensionimit prokurorja e Departamentit për të Mitur, Zejnije Kela.
Sipas njoftimit, më herët prokurorja Kela, ka ushtruar detyrën e prokurores në Prokurorinë Komunale në Mitrovicë, zëvendës/kryeprokurores në Prokurorinë Komunale në Mitrovicë, dhe prokurores në Prokurorinë e Qarkut në Mitrovicë, shkruan Arbresh.info.
“Prokurorët dhe stafi administrativ i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë e falënderojnë znj. Zejnije Kela për punën dhe kontributin e dhënë në sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër të Infrastrukturës...
Shtyhet seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë
Murati: Ky është buxhet emergjence, do ta miratojmë një të r...
Edhe në Kuvendin e Maqedonisë propozohet Rezolutë në mbrojtj...
Buxheti 2026, Abdixhiku: Zoti i shpisë Kurti duhet të jetë n...
“Jo direkt votim”, PDK kërkon diskutim për buxhetin 2026