Policia e Kosovës, konkretisht nёn Stacioni Policor nё Vitomiricё-Pejё, ka pranuar informatё nga viktima se në fshatin Treboviq-Pejё, me datёn 01.07.2020, i ёshtё vjedhur motoçikleta nga një objekt pёrcjellёs i shtëpisë se tij.
Në komunikatën e Policisë së Kosovës thuhet se Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejё, pas njё pune intensive operativo-hetimore me datё 02.07.2020, ka arritur tё identifikoj rrjedhimisht tё arrestoj tё dyshuarin: N.A. i lindur me 1986 m/k/Ashkali.
Tek i dyshuari nё njё fushё ёshtё gjetur motoçikleta qё i ёshtё vjedhur viktimёs, pёrpos saj nё tё njëjtin lokacion janё gjetur edhe nёntё (9) copё, shtёpiza tё kompjuterëve tё cilat i dyshuari dyshohet se i ka vjedhur nё njё tjetёr lokacion.
Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit, i dyshuari pas intervistimit ndalohet pёr 48- orё, ndёrsa motoçikleta dhe shtëpizat iu janë kthyer pronareve legjitim.
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë mbështet protestën studentore ...
Interneti botëror – a e dini se kabllot nënujore dëmto...
Bashkimi triumfon në derbi ndaj Pejës
Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa dron...