Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka folur rreth draft-statutit të Asociacionit, dhe se a ka qëndrim mbi atë partia Guxo.
“Ne kemi qëndrim edhe akterë të Guxo-së janë të angazhuar dhe të involvuar në këtë proces”, tha Peci.
Ai më tutje ka bërë të ditur se akterë të Guxo-së janë ministrja e Punëve të Jashtme, njëkohësisht zëvendëskryeministrja, Donika Gërvalla, si dhe presidentja, Vjosa Osmani.
Për çështjen e Asociacionit, Peci tha se qeveria e tanishme ka hasur në procese të vështira negociatore.
“Te çështja e asociacionit e para që duhet thënë është ne si qeveri, pra Qeveria Kurti 2 nuk është që nuk është përballë me një pozicion të vështirë në procese negociatore e kjo për një mori arsyesh dhe faktorësh. Qeveria nuk e sheh draft statutin e Asociacionit nuk e zë të shkëputur ta zëmë nga marrëveshja bazë e Ohrit por njëkohësisht edhe nga plani zbatues”, tha Peci në Rubikon.
Po ashtu ministri tha se në takimet e fundit me akterët kyç evropianë, është mbrojtur qëndrimi që të mirret për bazë vullneti i Kosovës mbi dy çështje të rëndësishme.
“Në takimet e fundit që ka pas me akterët kyç evropianë në këtë rast me kancelarin Scholz, presidentin Macron, me kryeministren italiane dhe akterë të tjerë do të thotë ka mbrojtur qëndrimin që thjesht mundësia që bashkë me këtë pakon e dokumentacioneve dhe vullnetit për të nënshkruar një draft të tillë të asociacionit duhet të mirret për bazë edhe vullneti politikë i institucioneve i Kosovës, me qenë pjesë e partneritetit për paqe e NATO-s, por njëkohësisht edhe mundësa e hapjes së derës të statusit kandidat të vend-bashkimit evropian”, tha Peci.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari