Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, tha se është e papranueshme që partitë opozitare të kontestojnë të drejtën që Lëvizja Vetëvendosje ka për të pasur kryetarin e Kuvendit, pasi kjo e drejtë i është dhënë nga qytetarët.
Ai tha se interpretimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe se duhet respektuar vullneti i popullit.
“Populli i ka dhënë të drejtën Lëvizjes Vetëvendosje që ta ketë kryetarin e Kuvendit. Është e papranueshme që partitë opozitare të thonë se këtë të drejtë që iu ka dhënë qytetari dhe interpretimi i Gjykatës Kushtetuese, na lejoni neve që ne të kemi të drejtën të zgjedhim se kush duhet të jetë kryetari i Kuvendit,” tha Peci.
Ai gjithashtu theksoi mbështetjen nga 9 deputetë të komuniteteve joshumicë, të cilët po i japin përkrahje këtij vullneti qytetar të shprehur më 9 shkurt.
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës
Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, këto pika diskutohen